2014
Unë Jam Barbara nga Kili
Tetor 2014


Miq nëpër Botë

Unë Jam Barbara nga Kili

Autorja jeton në Jutë të SHBA-së.

¡Hola, amigos!*

Barbara jeton në Kili, një vend në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut. Ai është i gjatë e i hollë dhe në formën e një fjongoje. Disa zona janë të nxehta e të thata (si shkretëtira e Atakamës) dhe disa janë tropikale dhe të lagështa (si ishulli i Pashkës). Ajo jeton në kryeqytetin e Kilit, në Santiago.

  • “Përshëndetje, miq!” në spanjisht.

Unë jam e vetmja anëtare e Kishës në klasën time në shkollë. Kjo më jep mundësinë që t’u tregoj miqve të mi rreth Jezu Krishtit dhe Librit të Mormonit. Një herë, mikja ime më e mirë më kërkoi që t’i mësoja se si të lutej. Dhe kështu bëra. Pastaj, të dyja ne bëmë një lutje për drekën në shkollë.

Unë jam nëntë vjeçe dhe kam dy vëllezër më të vegjël. Përpiqem të jem një motër e madhe e mirë dhe të ndihmoj për përkujdesjen për ta e të luaj lojëra me ta. Më pëlqen të kujdesem për fëmijët. Dua të jem një mësuese kur të rritem.

Në vitin 2013, unë mbusha tetë vjeç dhe u pagëzova e u konfirmova nga babi im. Isha kaq e emocionuar! Ishte një përvojë e veçantë që do ta kujtoj gjithmonë.

Ne kremtojmë festa argëtuese në Kili. 18 shtatori është dita e Pavarësisë dhe 19-a është dita e Forcave të Armatosura. Gjatë këtyre dy ditëve, ne kërcejmë vallen tonë kombëtare të quajtur “La Cueca” [“Vallja e Shamive”] dhe hamë mish të shijshëm të quajtur empanadas.

Fundjavave, familjes sime i pëlqen shumë që të bëjë ngjitje në mal dhe të ngasë motorë me katër rrota në malet pranë shtëpisë sonë. Na pëlqen edhe që të shkojmë në plazh.

Ne kemi një gatim të veçantë Krishtlindjeje – domate të mbushura me ton. Në Kili, Babagjyshi vjen pikërisht në mesnatë, në mbrëmjen e Krishtlindjes. Madje ne rrimë zgjuar derisa ai të vijë!

Djathtas: ilustrimi i çantës nga Thomas S. Child