2014
Përgatituni përpara se të Luteni
Tetor 2014


Rinia

Përgatituni përpara se të Luteni

Presidenti Ajring na kujton se lutja “është një komunikim i ndërsjellë midis Perëndisë dhe fëmijëve të Tij”. Gjetja e kohës për t’u përgatitur për lutjet tona mund ta bëjë të mundur atë komunikim të ndërsjellë. Ju mund ta përdorni ditarin tuaj për të kaluar disa minuta duke u përgatitur për t’u lutur çdo ditë. Ju mund të bëni një listë bekimesh për të cilat dëshironi ta falënderoni Atin Qiellor, njerëzish që kanë nevojë për lutjet tuaja, dhe pyetjesh për të cilat keni nevojë të merrni përgjigje. Pastaj ftojeni Shpirtin duke kënduar një himn ose duke lexuar pak vargje nga shkrimet e shenjta. Ndërsa luteni, kushtojini vëmendje mënyrës se si ju udhëzon Fryma e Shenjtë për atë që duhet të thoni dhe kushtojuni vëmendje ndjenjave e mendimeve tuaja (shih DeB 8:2–3). Merrni parasysh shënimin e përvojave tuaja në ditarin tuaj dhe rishikimin e përgjigjeve që merrni. Mund të përdorni dhe veprimtaritë në faqet 95 –97 të manualit Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar që t’ju ndihmojë ta ngrini nivelin e lutjeve tuaja dhe të mësoni si ta dalloni Frymën e Shenjtë.