2014
Matilda Bëhet Gati për tek Të Rejat
Tetor 2014


Matilda Bëhet Gati për tek Të Rejat

Matilda ishte e emocionuar që do të hynte së shpejti tek Të Rejat, por nuk ishte e sigurt se çfarë të priste. Prandaj ajo foli me gjyshen e saj. Gjyshja e saj është Motra Boni Oskarson, presidentja e përgjithshme e Të Rejave. Ajo kishte disa këshilla të mrekullueshme për të dhënë!

Pyeteni nënën ose gjyshen tuaj, apo një nga gratë në lagjen tuaj për atë që kujtojnë rreth Të Rejave. Ju mund të zbuloni disa gjëra argëtuese.

Atëherë …

Kur Motra Oskarson qe tek Të Rejat, ajo fitoi medalje duke përfunduar arritje të ndryshme. Ajo i qepi ato në një brez rrobe të veçantë, së bashku me një lule që përfaqëson besnikërinë.

… dhe Tani.

Kjo varëse do t’ju kujtojë të jeni dritë për të tjerët dhe të qëndroni për të vërtetën dhe drejtësinë.

Ju gjithashtu do të fitoni fjongo duke përfunduar përvojat dhe projektet e Përparimit Personal.

Më pas ju do të merrni medaljonin e Të Rejave.

Fillime të Reja

Matilda shkoi në një veprimtari të veçantë të quajtur Fillime të Reja. Ato patën një mësim argëtues dhe mësuan rreth Përparimit Personal.

Matilda është duke punuar edhe për çmimin e saj Besim te Perëndia dhe duke mësuar përmendsh Nenet e Besimit.

Një Kujtim i Veçantë

Matilda dhe shumë prej kushërinjve të saj ishin në Qendrën e Konferencave më 6 prill 2013. Por ata nuk e dinin përse gjyshja e tyre i kishte ftuar të gjithë që të vinin në konferencën e përgjithshme. Ata u habitën dhe u emocionuan kur ajo u mbështet si presidente e organizatës së Të Rejave!

Të Rejat

Përparimi Personal

Konturet nga amiloslava /iStock/Thinkstock