2014
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Buka e Jetës
Tetor 2014


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Buka e Jetës

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e jetës dhe misionit të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Pamja
Jesus Christ seated at a table with His apostles. The apostles are watching Christ as He breaks bread and offers it to them in remembrance of His body and blood. The painting depicts the institution of the Sacrament at the Last Supper.

Detaj nga Në Përkujtimin Tim, nga Walter Rane

Jezusi tha: “Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë” (Gjoni 6:51). “Jezusi na mëson ne, dishepujt e Tij, që duhet t’i drejtohemi Perëndisë çdo ditë për bukën – ndihmën dhe mjetet e jetesës – që kërkojmë në atë ditë të veçantë”, tha Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Ftesa e Zotit … flet për një Perëndi të përzemërt, të vetëdijshëm madje për nevojat e vogla e të përditshme të fëmijëve të Tij dhe të etur t’i ndihmojë ata, një e nga një. Ai po thotë se ne mund t’i kërkojmë me besim asaj Qenieje ‘që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet’ (Jakobit [Bibël] 1:5).”1 Teksa e kuptojmë se Jezu Krishti do të na i sigurojë nevojat tona, ne do të drejtohemi tek Ai për mirëmbajtjen tonë shpirtërore.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na fton që “t’i bashkohemi aventurës së dishepujve të hershëm të Krishtit të cilët gjithashtu kishin dëshirë të zjarrtë për bukën e jetës – ata që nuk u kthyen prapa, por që erdhën tek Ai, qëndruan me Të dhe që e dalluan se për siguri dhe shpëtim nuk kishte asnjë tjetër tek i cili të mund të shkonin”2.

Shkrime të Shenjta Shtesë

Gjoni 6:32–35; Alma 5:34; 3 Nefi 20:3–8

Nga Shkrimet e Shenjta

Jezu Krishti po i jepte mësim një turme prej më shumë se 4.000 njerëzish. Pas tre ditësh, Ai u tha dishepujve të Tij: “‘Kam mëshirë për këtë turmë, sepse … nuk ka ç’të hajë.

Dhe po t’i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg.’ …

Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ‘Si do të mund t’i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?’

Dhe [Jezusi] i pyeti: ‘Sa bukë keni?’ Ata i thanë: ‘Shtatë’.”

Pastaj Krishti i “mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t’ia shpërndajnë turmës; …

Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t’i shpërndahen turmës.

Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.” (Shih Marku 8:1–9.)

Shënime

  1. D. Todd Christofferson, “Recognizing God’s Hand in Our Daily Blessings”, Liahona, janar 2012, f. 25.

  2. Jeffrey R. Holland, “He Hath Filled the Hungry with Good Things”, Liahona, janar 1998, f. 76.