2014
‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’ Erdhi nga Perëndia për të Ndihmuar Familjen Time
Tetor 2014


Sjellja e Fillores në Shtëpi

“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” Erdhi nga Perëndia për të Ndihmuar Familjen Time

Autoret jetojnë në Jutë të SHBA-së.

Mësoni më shumë për temën e Fillores për këtë muaj!

Fëmijët kanë shumë fuqi – fuqi për të sjellë një ndryshim në familje! Jo të gjitha familjet janë njësoj, por çdo familje është e rëndësishme për Atin Qiellor. Ai dëshiron që familjet të jenë të forta, prandaj na dha “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, për të na ndihmuar. Ati Qiellor e di se ju mund ta ndihmoni familjen tuaj të jetë e fortë.

Ju jeni pjesë e një familjeje të përjetshme që ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ju mund të sillni lumturi, mirësi dhe dashuri për familjen tuaj.

Ju mund ta dëgjoni njëri-tjetrin, të punoni dhe luani së bashku, ta falni dhe ndihmoni njëri-tjetrin.

Ju mund t’i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj.

Ju mund të jeni një shembull i mirë për familjen tuaj ndërsa luteni dhe mbani urdhërimet.

Ilustrime nga Dani Jones; fotografia e kanaçes nga iStock/Thinkstock