2014
Ide
Tetor 2014


A jam një pionier sot?

“Ndërkohë që i nderojmë ata pionierë që ecën përmes rrafshinave për në luginën e Solt-Lejkut, ka shumë më tepër pionierë që jetojnë sot. Ata nuk shtyjnë karroca dore, por janë tamam njëlloj në kaq shumë aspekte: Ata e kanë dëgjuar zërin e Zotit me anë të Librit të Mormonit dhe me anë të lutjeve të tyre vetjake. Me besim dhe pendesë ata kanë shkuar në ujërat e pagëzimit dhe i kanë ngulur fort këmbët në truallin e ungjillit. Si dishepuj të Krishtit, ata kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë për atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Me dhuratën e Frymës së Shenjtë, ata po ndjekin besnikërisht kursin e tyre drejt jetës së përjetshme.”

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Ejani tek Ai”, Liahona, Maj 2009, f. 80.