2014
Faqja Jonë
Tetor 2014


Faqja Jonë

Një ditë, pak para se të pagëzohesha, unë isha në shtëpinë e gjyshes kur ajo shkoi në bodrum për të marrë diçka. Ajo u pengua e ra dhe nuk mund të ngrihej. Më thirri, por unë isha duke parë televizor dhe nuk e dëgjova. Pas rreth 10 minutash, unë e dëgjova emrin tim qetësisht, “Tomi!” Shkova për ta kërkuar atë dhe e gjeta të shtrirë në dysheme. Nuk isha mjaft i fortë për ta ndihmuar, prandaj vrapova për te shtëpia e fqinjës. Ajo erdhi dhe e ndihmoi gjyshen që të ngrihej.

Gjyshja më tha: “Tomi, ishte Fryma e Shenjtë ajo që dëgjove. Unë isha shumë larg që të më dëgjoje.”

E dija se ishte Fryma e Shenjtë që më pëshpëriti mua. Tani, unë jam i pagëzuar dhe jam i lumtur që e kam dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Tomi R., 8 vjeç, Gjermani

Natalia A., 10 vjeçe, Kolumbi

Olivia I., 8 vjeçe nga Rumania, ka qejf ta ndihmojë nënën e saj për të pastruar shtëpinë. Nëna e saj e mëson atë dhe 13 miqtë e saj dhe, kur ata bëjnë pushim, asaj i pëlqen të hiqet sikur është ajo mësuesja. Asaj i pëlqen të shkojë në udhëtime me prindërit dhe të kalojë kohë me gjyshërit e saj. Kur u pagëzua, ajo u ndje shumë afër me Atin Qiellor dhe është mirënjohëse që ajo mund të ketë Frymën e Shenjtë për ta ndihmuar në marrjen e vendimeve. Kënga saj e parapëlqyer e Fillores është “Follow the Prophet” [“Ndiq Profetin”] (Children’s Songbook, f. 110).

Liu C., 7 vjeçe, Ekuador

Tieri M., 7 vjeçe nga Brazili, ka qejf të marrë pjesë në Fillore dhe të këndojë himne. Ajo e di se tempulli është shtëpia e Zotit.

I like going to church with my family and learning about Jesus Christ. At home I like to read and learn the scripture stories, sing hymns, and play games during family home evening. The gospel of Jesus Christ blesses my family, and it makes me feel happy. I have offered the Book of Mormon to three teachers at my school and to the family of my best friend, Miguel.

Martim P., age 6, Portugal