2014
Si të Bëni Pyetje që Kanë Rëndësi
Tetor 2014


Si të Bëni Pyetje që Kanë Rëndësi

Bërja e pyetjeve të duhura mund të ndihmojë që të hapen zemrat e njerëzve ndaj një dëshmie për të vërtetën.

Pamja
Head with gears.

Ju keni mundësi për të dhënë mësim kudo përreth jush, qoftë në një bashkëbisedim për një minutë në autobus, në një mësim në kishë, në komentet në internet apo në një diskutim të thellë kokë më kokë me një mik.

Prandaj ja një ide për mësimdhënie të frytshme në çdo situatë: bëni pyetje.

Pyetje të mira çojnë drejt të mësuarit të mirë dhe, për fat, bërja e pyetjeve të mira është diçka që mund ta studioni, praktikoni dhe mësoni që ta bëni mirë. Ja se si.

Bëni Pyetje që Kanë Rëndësi

Pyetjet që kanë rëndësi, janë ato që ju bëjnë të mendoni dhe të ndieni thellësisht, ato që ju udhëheqin drejt së vërtetës, dëshmisë dhe ndryshimit. Ato mund të trajtojnë një shkallë të gjërë temash, por zakonisht kanë pak gjëra të përbashkëta: 1) ato nuk janë sipërfaqësore apo thjesht të bazuara në fakte (edhe pse mund të jenë një ndjekje e ecurisë së pyetjeve të bazuara në fakte), 2) ato kanë njëfarë lidhje me jetën tonë të përditshme dhe 3) na nxitin të japim më shumë se sa thjesht një përgjigje të paraprogramuar.

Mbani Mend Përse i Bëjmë Pyetjet

Pyetjet na përfshijnë me anë të paraqitjes së një boshllëku që mendja jonë më pas dëshiron ta mbushë. Në mënyrë të veçantë, bërja e pyetjeve që nxitin reflektim vetjak, mund të lejojë të ndodhë procesi që vijon:

  1. Njerëzit bëhen të interesuar për atë që po thoni.

  2. Ata e përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për të menduar rreth një përgjigjeje dhe për ta shprehur atë.

  3. Ky përdorim i lirisë së zgjedhjes e lejon Frymën e Shenjtë që t’u dëshmojë atyre për të vërtetën.1

Me këtë proces në mendje, ju do të fitoni një ide për çfarë lloj pyetjesh të bëni dhe cilave t’iu shmangeni.

Mbani Mend që Po u Jepni Mësim Njerëzve, Nuk Po Jepni Thjesht Mësime

Nëse i njihni njerëzit, të cilëve u jepni mësim, dhe mendoni për nevojat e tyre, ju do të zgjidhni pyetje që kanë si qëllim t’i ndihmojnë ata, jo thjesht që të përcillni ide të caktuara.

Studioni dhe Mendoni Thellësisht

Për t’u përgatitur që të jepni mësim ungjillin, studioni shkrimet e shenjta dhe mësimet e profetëve dhe apostujve të kohës sonë, dhe lutuni që Shpirti i Shenjtë të mund të jetë me ju dhe me ata të cilëve u jepni mësim (shih DeB 42:14; 50:21–22).

Gjithashtu, nëse dëshironi t’u bëni pyetje njerëzve, të cilat vërtet i bëjnë të mendojnë, ju keni nevojë të bëni të njëjtin lloj të të menduarit vetë. Përsiatni atë që studioni. Ju do të zbuloni se ajo që ju bën të mendoni më thellësisht, janë pyetjet që i bëni vetes përgjatë udhës. Kushtojuni vëmendje llojeve të pyetjeve që ju bëjnë vërtet të mendoni. Këto janë pyetjet që çojnë drejt ideve më të mëdha dhe dëshmisë më të madhe, të njëjtat lloj pyetjesh që mund të bëni kur po i ndihmoni të tjerët të mësojnë rreth ungjillit.

Hyni me Ngadalë në Pyetje më të Thella

Nganjëherë është më e mira që të hyni me ngadalë në pyetje që kërkojnë më shumë mendim dhe reflektim vetjak, kështu që ju mund të dëshironi të bëni një pyetje paraprirëse, së cilës është e lehtë t’i jepet përgjigje, dhe më pas ta ndiqni ecurinë me një ose më shumë pyetje që çojnë drejt përgjigjesh më të mendueshme. Ja disa shembuj të thjeshtë:

Pyetja Paraqitëse

Pyetja që Ndjek Ecurinë

Sa vjeç ishte Jozef Smithi kur shkoi në Korijen e Shenjtë?

Kur i jeni lutur ju Atit Qiellor me llojin e dëshirës së sinqertë që pati Jozefi?

A besoni te Perëndia?

Çfarë roli luan Perëndia në jetën tuaj?

Çfarë keni bërë që t’u shërbeni të tjerëve kohët e fundit?

Si e ndryshon dija se ne të gjithë jemi fëmijë të Perëndisë mënyrën se si mendoni rreth shërbimit?

Nëse kërkoni drejtimin e Frymës së Shenjtë teksa bëni pyetje, ju do të keni më shumë mundësi që të bëni pyetjen e duhur në kohën e duhur. Ku i dihet. Ajo mund ta ndryshojë jetën e dikujt.

Shënim

  1. “Ju duhet ta ushtroni lirinë tuaj të zgjedhjes për ta autorizuar Shpirtin që t’ju mësojë” (Riçard G. Skot, “Të Fitosh Udhëheqje Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2009, f. 8).

Mësime të së Dielës

Tema e Këtij Muaji: Të Bërit më Shumë si Krishti

Ilustrim i ingranazheve nga Sergey Markov/Hemera/Thinkstock; ilustrim i kokës nga johavel/iStock/Thinkstock

Ilustrim i duarve nga ilyast/iStock/Thinkstock