2014
Jeremia
Tetor 2014


Profetët e Dhiatës së Vjetër

Jeremia

“Jeremia jetoi në një kohë dhe vend të vështirë, por Zoti e lejoi atë të parashikonte “një kohë shprese gjatë mbledhjes së ditëve të mëvonshme të Izraelit”1 – Linda K. Barton, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.

Pamja
Composite photo's of a scroll on fire, colored paper, and a illustration of Jeremiah of the Old Testament.

Fotografi rrotulle nga dimdimich/iStock/Thinkstock; Jeremia, nga Walter Rane © IRI

Unë jam biri i Hilkiahut, një prift në Ananoth, pranë Jerusalemit. Gjatë rinisë sime, “fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:

‘Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve’.”

U ndjeva i papërgatitur për këtë thirrje dhe u përgjigja: “Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh”.

Zoti u përgjigj: “Mos thuaj: ‘Jam një djalosh’, sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t’u thuash tërë ato që do të urdhëroj.

Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar.” Zoti pastaj “preku gojën time” dhe vuri fjalë në të.2

Unë profetizova në Jerusalem për 40 vite, nga viti 626 deri në vitin 586 pr. K., gjatë mbretërimeve të Josias, Jehojakimit dhe Zedekias.3 Isha një bashkëkohës i profetit Lehi në Librin e Mormonit. Ne të dy e dënuam ligësinë e njerëzve në Jerusalem dhe parashikuam shkatërrimin e atij qyteti të madh.4

Zoti më urdhëroi t’i shënoja profecitë e mia në “një rrotull shkrimi”5. Kur Mbreti Jehojakim i dëgjoi profecitë, ai e dogji rrotullën. Zoti më urdhëroi t’i shkruaja profecitë përsëri dhe të shtoja akoma më tepër prej tyre.6

Hasa kundërshtim të vazhdueshëm teksa predikoja fjalën e Zotit. Pashhuri, djali i kryeintendentit, më rrahu dhe më futi në burg. Turma dëshironte të më dënonte me vdekje prej predikimit tim. Isha një profet jo i pëlqyer, shpesh i hedhur në biruca dhe burgje. Jetova në një kohë ligësie vërtet të madhe.7

Por pavarësisht nga të jetuarit mes trazirës, Zoti më lejoi të parashikoja se izraelitët do të mblidheshin në ditën e fundit, se Zoti do ta shkruante ligjin e Tij “në zemrat e tyre” dhe se Ai do të merrte “një në çdo qytet dhe dy nga çdo familje” për ta kthyer në Sion.8

Ndërsa vazhdoja të predikoja fjalën e Zotit – madje edhe kur ishte e vështirë – mësova se një zotim i brendshëm ndaj ungjillit të sjell paqe. Teksa zhvillojmë shoqërim vetjak me Zotin, ne mundemi të gjithë të përjetojmë shpresë në mes të sprovave e trazirës.