2014
Sanduiçi i Lutjes
Tetor 2014


Fëmijët

Sanduiçi i Lutjes

Nga e dini se çfarë të thoni kur luteni? Mund t’i filloni lutjet tuaja duke thënë “Atë i Dashur Qiellor” dhe t’i mbyllni duke thënë “Në emrin e Jezu Krishtit, amen”. Ajo që thoni në mes, është zgjedhja juaj, njësoj si të zgjedhurit se çfarë do të vendosni në një sanduiç.

Zgjidhni pjesët që do të dëshironit në sanduiçin tuaj. Shkruajini në krah të tyre gjërat për të cilat do të dëshironit të luteshit. Mund të thoni “faleminderit” për bekimet, të flisni për shqetësimet tuaja, të kërkoni bekime ose të luteni rreth pyetjeve.

Mund ta prisni këtë sanduiç ose të bëni një tjetër. Vareni në shtëpinë tuaj që t’ju ndihmojë t’i mbani mend gjërat që mund të thoni në lutjet tuaja.

Atë i Dashur Qiellor

Në emrin e Jezu Krishtit, amen.

Figurat nga taichi_k/iStock/Thinkstock